Vendi i shqiponjave fatkeqësisht është shndërruar në vendin e kallashnikovit.
Lipset një aleancë e gjerë me qytetarët e për qytetarët, ku institucionet të vendosen para përgjegjësisë për të bërë detyrën e tyre.
Ky vend nuk është Palermo e dekadës së frikshme, por një shtet që çeli negociatat.
Nuk mund të kemi një vend europian me siguri primitive, por një vend që të jep paqe.
Mjafton të shikosh kronikat e lajmeve për të kuptuar se përveç eksodit dhe pandemisë, shqiptarët po i asimilon mungesa e sigurisë në vend.
I bëj thirrje kryeministrit Edi Rama, si politikan, si qytetar dhe si prind, që të marrë masat e duhura për të vendosur në shinat e demokracisë sigurinë e vendit.
Nuk ka pushim me rruge të përgjakura dhe vatra të përgjakura!