Duke marrë shkas nga deklarimet zyrtare dhe publike të Kryeministrit Edi Rama po përcjellë një opinion të shkurtër.
Rama e pranon se kemi 6 herë më tepër punonjës nëpër ujsjellsa sesa nevojiten për të kryer normalisht punën.
Mbas këtij pohimi, vjen pyetja: Pse ?
Përgjigja është e qartë, këta janë punëtorë elektoral, këta janë patronazhistë që paguhen me taksat dhe tarifat që paguan populli.
Rama pranon se janë punësuar punonjës pa asnjë kriter, pa arsimin dhe kualifikimin përkatës.
Pse?
Sepse trupa elektorale s’ka kriter, mjafton që të votojnë e të mbajnë në pushtet qeverinë e mjerimit të tyre dhe të shqiptarëve që rraskapiten për bukën e gojës.
Rama pranon se ujsjellësat kanë falimentuar dhe janë zhytur në borxhe.
Me këtë, në fakt ai ka pohuar se ai është projektues i falimentimit të ujësjellësve publik.
Rama pranon se janë punësuar njerëz me lidhje familjare dhe vetëm për të marrë votat.
Këtë e di çdo shqiptar dhe është i ndërgjegjshëm për gjendjen dhe realitetin
Duhet të kujtoj se në vitin 2015 UKT ka shkarkuar nga puna 500 punonjës me pushim kolektiv, pa asnjë arsye, ku shumica ishin punonjës të kualifikuar me 40 vjet punë.
E di mirë këtë fakt sepse me shumë prej tyre kam patur marrëdhënien si avokat mbrojtës nëpër kalvarin e gjykatave.
Janë larguar nga puna hidraulikët e kualifikuar dhe janë marrë në punë militantët e partisë vetëm për vota dhe është rritur administrata me 200% . Problemi nuk është tek Rama sepse ai çdo gjë e ka bërë me vetëdije të plotë dhe ka përfituar pushtetin, problemi është tek shqiptaret që nuk reagojnë aq sa duhet.
Rrinë pa ujë dhe paguajnë fatura aforfe.
Të vjen keq, kur sheh që shqiptarët kanë zgjedhur të largohen nga Shqipëria dhe të gjejnë zgjidhjen në shtetet e Evropës.
Hidrauliket kanë ikur në azil tani, popullit i mbetet Rama si sundimtar fuqiplotë përderisa heshtim të gjithë.
Kjo gjendje sjell faktin që të mbajnë dhe të paguajnë të paaftit dhe militantët e tij e për rrjedhojë falimentin pranojmë.
Kryeministri Rama duhet të pergjigjet për falimentimin jo vetëm të ujësjellsave, por edhe të Shqiperise, sepse borxhin e ka rritur në 105 % të prodhimit të përgjithshëm bruto.
Ne që kemi ngel në Shqipëri ose duhet të bëjmë gati valixhet ose duhet të perballemi me këtë qeveri deri në largimin e saj.

