Të paktën tre persona u vranë pas goditjes së trembëdhjetë raketave ruse një fushë ajrore ushtarake dhe infrastrukturë hekurudhore në rajonin qendror të Ukrainës, Kirohovrad, herët më 23 korrik, tha guvernatori rajonal.
“Nëntë ushtarakë ukrainas u plagosën dhe një ushtarak vdiq. Së pari, dy roje të një nënstacioni elektrik u vranë”, tha Andriy Raikovych, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale.
Kryeqyteti i provincës, Kropyvnytskyi, ishte shënjestruar nga tetë raketa lundrimi Kalibr të shkrepura nga deti dhe pesë raketa me rreze të gjatë Kh-22 të shkrepura nga avioni, shkroi Raikovych në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Një lagje ka mbetur pa energji elektrike. Radio Evropa e Lirë shkruan se punonjësit e shpëtimit po punonin në zonat e prekura, shtoi zyrtari.
Luftimet e ashpra janë zhvilluar në 48 orët e fundit në provincën jugore Kherson, ku trupat ukrainase vazhduan ofensivën e tyre kundër forcave ruse, tha inteligjenca ushtarake britanike më 23 korrik.
“Linjat e furnizimit të forcave ruse në perëndim të lumit janë gjithnjë e më të rrezikuara”, tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.