Policia e Durrësit arrestoi një 28-vjeçar, i cili përdorte për vjedhje një pistoletë lodër.
Në pranga është vënë shtetasi Sh. Z., banues në Tiranë, i dënuar edhe më parë për vjedhje.
Ky person, sipas policisë, ka vjedhur me dhunë, duke përdorur një pistoletë lodër, dy subjekte të ndryshme.
Më datë 17 korrik, në një dyqan, i ka vjedhur me dhunë shitëses, duke e kërcënuar me pistoletë lodër, shumën 45.000 lekë dhe një ditë më vonë, në një supermarket, i ka vjedhur me dhunë shitëses, duke e kërcënuar me të njëjtën pistoletë lodër, shumën 56.000 lekë.