Ish kryeministri Sali Berisha, në daljen e sotme me mediat, ka rrëfyer se çfarë do të bëjë tani që është shpallur non grata nga Britania e Madhe.
Ai tha se do të këshillohet me ekspertë ligjorë.
“Do këshillohem me ekspertë ligjorë. Di këtë që vendi më i përshtatshëm për të paditur për shpifje në raport me masën e dënimit është Britania. Ajo është anëtare e Këshillit të Europës, pra juridiksioni i Strasburgut është i plotë. Përveç hapave ligjorë nuk kam hapa të tjerë”-tha Berisha.
Berisha për “non grata” nga Britania: Hapa ligjorë…
Leave a comment Leave a comment