Një grua 37-vjeçare e la vajzën e saj 18 muajshe vetëm në shtëpi për gjashtë ditë dhe e gjeti të vdekur kur u kthye.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Milano. E ëma, e cila është ndaluar nga policia, akuzohet për vrasje me dashje dhe paramendim.
“E dija se mund të shkonte kështu”, i tha ajo policisë.
Vajza e vogël u gjet në një krevat kampingu me një shishe biberoni dhe një shishe gjysmë të zbrazët me benzodiazepine pranë saj.
Nëna e fëmijës është marrë në pyetje gjatë natës nga prokurori Francesco De Tommasi.
Ajo u shfaq e kthjellët ndërsa heshti përballë pyetjeve.
Ai u tha hetuesve se e ka lënë vajzën në krevat fëmijësh të enjten, ku fillimisht “i ka ndërruar pelenën”, e ka “pastruar” dhe kishte lënë një shishe me qumësht pranë saj.
37-vjeçarja po ashtu ka deklaruar se babai i fëmijës nuk e dinte fare që kishte një vajzë dhe gjithashtu pohoi se as ajo vetë nuk e kishte vënë re që ishte shtatzënë dhe se e kishte sjellë në jetë fëmijën në një shtëpi në Bergamo pas 7 muajsh e gjysmë shtatzënie.
Gruaja ka një nënë që nuk jeton në Milano dhe një motër.
Prokurori De Tommasi do t’i përcjellë gjyqtarit hetues kërkesën për vleftësimin e masës së arrestit dhe paraburgimit për 37-vjeçaren, me akuzën e vrasjes me dashje në kushte të rënduara për shkaqe të kota dhe paramendim.