Kështu shkruan Ministrja Mirela Kumbaro në rrjetet sociale.
Ajo i referohet aktivitetit me parashutistë që do të zhvillohet për dy ditë në qytetin e gurtë.
“Për 2️⃣ ditë do të ketë spektakël në qiell me shoqatat shqiptare e italiane të mjeshtrave të parashutizmit”
Ja postimi i plotë i saj:
Çfarë t’ju them më parë nga Gjirokastra 😍😍
Se s’ka si mbyllet më mirë mbrëmja me sihariqin e fillimit të punës së aerodromit sportiv dhe turistik 🪂🛫
Tanimë i licensuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil 📃 ku sot priti avionin e parë që fluturoi mbi #Gjiro dhe u ul në pistën sportive 🛩
Për 2️⃣ ditë do të ketë spektakël në qiell me shoqatat shqiptare e italiane 🇦🇱🇮🇹 të mjeshtrave të parashutizmit të cilët s’do ta kursejnë adrenalinën për të gjithë guximtarët që duan të provojnë të hidhen nga 4200 metra lartësi 🪂🪂
Gjirokastra tani vërtetë i ka të tëra ❤️🏰🥙🎷🖼🌊✈️