Nga Greqia shkruan Sh Zinxhiria
Kemi dhe ne këtu në Greqi dëshmorët tanë.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e shtunë më 16 korrik ora 11.00, gjatë një aksidenti, ku humbi jetën Rolandi 23-vjeçar nga Kukësi.
Kjo ngjarrje u quajt si gjithnjë, aksident i zakonshëm, por në fakt ka një tjeter mister.
23-vjeçari për të mbrojtur jetën e dy turistëve humbi jetën e tij në një kthesë rreth 2 km nga fshati turistik Kardamena.
U përplas me një taksi.
Ai punonte në një nga hotelet më të mira në Greqi.
Shokët dhe të afërmit e tij theksojnë këtë gje, pra për të ruajtur jetën dy këmbësorëve të huaj ai humbi jetën e tij.