Pasditen e sotme, një vatër zjarri është shfaqur në kodrat pranë Kepit të Rodonit në Durrës, duke djegur sipërfaqe toke me bimësi të ulët dhe shkurre.
Pranë vendit ku është shfaqur flakët nuk ka shtëpi banimi.
Për shkak të pozicionit gjeografik, pa rrugë automobilistike nuk është ndërhyrë me mjete zjarrfikëse, por vetëm me punonjës që shuajnë zjarrin me mjete rrethanore.
Nga reparti zjarrfikës, pohohet se situata po vihet nën kontroll dhe nuk ka rrezik të zgjerimit të vatrës së zjarrit.