Stacioni i fundit!!!
Shikohu në pasqyrë dreqi e mori,u plakëm!
Kjo rrugë s’është kaq e gjatë sa na e treguan
Të bukura, të hidhura kujtime që patëm
Mundohemi ti mbledhim në këtë kohë të trazuar.
Të ikur, të ardhur njerëz dhe stinë
Asnjëherë nuk lanë sikur një vënd bosh
S’çuditem për disa që s’ka ndryshim
Se prapë se prapë kot erdhën në këtë botë.
Shikohu në pasqyre dreqi e mori,u plakëm,
Është koha, një falje për të kërkuar
Në stacione njerëz morëm dhe flakëm
E ngelëm përjetësisht të urryer, të dashuruar!