Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një postimi në “Facebook” ka theksuar mbështetjen e palëkundur për gazetarët shqiptarë.
Ambasada ka dënuar ashpër kërcënimet ndaj gazetarëve dhe familjeve të tyre duke i cilësuar si të papranueshme.
“Një media e lirë dhe e pavarur është thelbësore për demokracinë.
Ne 🇺🇸🇬🇧🇩🇪🇳🇱🇨🇭️ shprehim mbështetjen tonë të palëkundur për gazetarët në Shqipëri dhe në mbarë botën, të cilët ndërmarrin hetime dhe raportime të rëndësishme, në emër të bashkëqytetarëve të tyre. Kërcënimet dhe frikësimet ndaj gazetarëve dhe familjeve të tyre
tyre janë të papranueshme”,shkruhet në këtë postim