Enkelejd Alibeaj ka reaguar shumë ashpër mbasi Konferenca e Kryetarëve e rrëzoi për të dytën herë kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike.
Ja prononcimi i Alibeaj:
“Skemë korruptive, u shkel Kushtetuta dhe ligji për komisionet hetimore. Kërkuam që të hetoheshin të gjitha pikat e miratuara nga Komisioni për Investimet Strategjike. U shkel kushtetuta për rrëzimin e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor. Do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për komisionin”, u shpreh ai.