Ka rënë zjarr pasditen e sotme në zonën e njohur si “Këneta” pranë bregdetit të Tales në Lezhë.
Flakët e favorizuara nga era dhe mbetjet e thata drusore janë përhapur me shpejtësi, duke vënë në rrezik dhe bizneset përgjatë bregdetit.
Dy mjete zjarrfikëse dhe qytetarë po punojnë për shuarjen e zjarrit.