Arrestohet në Mirditë, ish drejtori lokal i OSHE, pasi u përfshi në konflikt fizik me një qytetar.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Fanit në Mirditë. Mësohet se ndaj Altin Nikollit është vendosur masa e sigurise arrest në burg nga gjykata e Lezhës për veprën penale plagosje e rëndë me dashje.
Ai ka goditur me sende te forta bashkëfshatarin e tij, duke e lene te plagosur rëndë.