Një sherr me thika ka ndodhur në Hamburg të Gjermanisë, ku për pasojë një shqiptar 24 vjeçar ka humbur jetën.
Mediat gjermane raportojnë se ngjarja ka ndodhur të mërkurën, ku në konflikt janë përfshirë një 24-vjeçar shqiptar dhe një 36-vjecar nga Maqedonia e Veriut.
Sipas policisë gjermane, 24-vjeçari shqiptar u dërgua ne spital me plagë të rënda, ndërsa sot ai ka humbur jetën. Ndërkohë shtetasi nga Maqedonia mori plagë në kokë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia shoqëroi dy persona si të përfshirë në konflikt, por pasi u morën në pyetje ata u lanë të lirë.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij konflikti që coi në vrasjen e shqiptarit, ndërsa policia dhe prokuroria po hetojnë rastin.