Në Kiev, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas Zelensky dhe kryeministrin malazez Dritan Abazoviç, kryeministri Rama është pyetur nga gazetarët:
Shqipërisë a do t’i vinte keq që Ukraina të marrë me procedura të përshpejtuara statusin e vendit kandidat?
Përgjigja e fortë e Ramës:
“Ka një vend që Ukraina s’e ka njohur, Kosova dhe pavarësisht kësaj, ajo po bën të njëjtën gjë që po bëjnë të gjithë me sanksione dhe mbështetje të plotë. Pra këtu jemi në një linjë të mirë-përkufizuar të asaj çfarë jemi ne dhe se çfarë ne përfaqësojmë. Pra besoj se është gjëja e duhur për t’u bërë. Populli i Ukrainës duhet ta dijë tani që në sytë e BE, e ardhmja e tyre është në familjen e BE. Kjo është e vetmja gjë që nënkupton marrja e statusit kandidat.”