Dy persona janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “MDMA” në Vlorë.
R. K., 23 vjeç, banues në Lipjanë, ra në pranga pasi gjatë kontrollit në banesë policia i gjeti tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi, një sasi lënde të dyshuar narkotike MDMA dhe një sasi lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndara në doza.
Po ashtu u arrestua edhe A. S., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke në përdorim të tij, në fshatin Shënvasil, Himarë, u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis.