Kombëtarja jonë e futbollit humbi dy takime të rëndësishme brenda një jave.
Humbja e parë u rregjistrua me Islandën në transfertë dhe dështimi pasues me Izraelin në Tiranë.
Grumbullimet e përfaqësueseskanë sjellë në vëmendje edhe jetën private të futbollistëve. Myrto Uzuni ishte një prej tyre, që nuk luajti në Islandë për shkak dëmtimi, por e nisi si titullar me Izraelin dhe luajti pjesën e dytë ndaj Estonisë.
Uzuni ka qenë pa fat që prej transferimit te Granada, që ra një kategori më poshtë në Spanjë.
Pa fat me ekipet në futboll, por jo në dashuri.
27- vjeçari po kalon lidhje romantike me bukuroshen Uarda Hyseni.
Së fundmi ajo ka postuar disa foto nga stadiumi “Air Albania” me fanelën e tij veshur, gjatë ndeshjes me Izraelin.
Gjest normal midis dy të dashuruarve, por edhe një reduktim trishtimi për tifozerinë e zjarrtë.