Të gjithë, miq lexues e kush më shumë a më pak bashkë-konsumatorë të përditshëm, të vullnetshëm ose jo të mainstreami-it. Njëkohësisht lexues lajmesh, krye-lajmesh, gjysëm-lajmesh,nën-lajmesh, skaj-lajmesh, njoftimesh publiciteti, opinionesh spektakel-entertainment, duke filluar nga më absurdet, monstruozet e deri tek më surrealet e parrokshme.
Janë të mirënjohura 10 strategjite e manipulimit të masave me autor Noam Chomsky, i cili i ka strukturuar këto hipoteza fillimisht në ‘Manufacturing Consent: The Political Economy of the Mass Media’ (1988) së bashku me Edward Herman.
1. Strategjia e shpërqendrimit.
2. Strategjia e krijimit të problemeve vetë dhe e ofrimit të zgjidhjeve po nga autori
3. Strategjia e përshkallëzimit (zierja e bretkoses…)
4. Strategjia e shtyrjes së zgjidhjes
5. Strategjia e trajtimit të publikun si fëmijë
6. Strategjia e përdorimit të sferës emocionale më shumë se reflektimin
7. Strategjia e izolimi të publikut në injorancë dhe mediokritet, bomardim non stop….
8. Strategjia e stimulimit të vetëkënaqësisë dhe mediokritetit
9. Strategjia e nxitjes së vetëfajësimit.(vetë e komi fajin për këtë kokëtulin arrogant…)
10. Strategjia e njohjes se individit më mirë sa ç’e njeh individi veten.(…për ju që nuk kuptoni p-p-p-në apo open-prapanicen…)
po bashkëndaj një “ekstrakt” nga një reçensë imja e pa autorizuar prej librit me titull
GOEBELS. 11 TAKTIKAT E MANIPULIMIT TË ERRËT.
Liber i publikuar me shumë peripeci nga pengesat dhe neocensura e mainstream para nje viti.
Taktika E PARË goebelsiane e manipulimit:
Thjeshtëzim dhe armik unik.
Thjeshtëzim, thjeshtëzim.
Me zgjedh vetëm një armik.Me adaptu një ide të vetme.
Vetëm një simbol.
Kundërshtar vetëm Një. Duke këmbëngul fort mbi vetëm Një ide; Ai dhe vetëm Ai është shkak e burim i të gjitha të keqijave.
Shenim: autori G. Magi, filozof, studjues, profesor e shkrimtar, ka gjetur në ditaret e Goebels një epigraf grek të nënvizuar nga Herakliti i Hefestit; “…konflikti i të gjitha gjërave është baba…”( 22 korrik 1928-7gusht 1929.)
Kundrimi;
I.Nacional socializmi i njohur ndryshe si nazifashizëm zgjodhi për armik një e vetëm Një: çifutin, çifutin komunist, çifutin tregtar, çifutin bankjer deri tek çifuti-foshnjë. Mbas agresionit propagandistik kombëngules non stop, u kalua në agresionin fizik.
Doktrina propagandistike Goebels, gjeniut të së keqes(per të huazuar diçka nga sintaksi i Arendt,) ndersa me sintaksin e trashendences Luçiferrit, mbërrin ta pështjellojë njerëzimin e jo vetëm konsumatorin e thjeshtë të propagandës, po dhe një nga shoqëritë-elitare ndër më të iluminuarat e kohës.
Bilanci 20 milion të vdekur. Miliona të tjerë të pergjakur. Shkatërrim ekstrem vlerash materiale, ekonomike, shpirtërore.
II.Nacional-socializmi tjetër i njohur si bolshevizëm ndryshe komunizem.
Zgjodhi për armik, Një dhe vetëm Një: borgjezin, nga borgjezi mikro deri tek kapitalisti. Zhdukjen e tij nga toka si ekzistencë fizike, deri tek koka si ide. Duke filluar kastragjyshi deri te stërnipi.
Bilanci: përballë fitoreve e mbërritjeve të social-bolshevizmit, 100 milion të pushkatuar, mbi 250 milion të burgosur, internuar, mbi 200 milion te tjerë të privuar nga të drejtat minimale civile e politike.
III. Anarko-demokracia neoliberiste tashmë i njohur si trans-mutacion më saktë si fuzion, aleancë i dy socializmave të parë me kapitalizmin post-borgjez-kozmopolit, deri më tani dimë se ia ka kaluar leviatanzmit absolut hobsjan ku shteti nuk mund t’i fuste hundët vetem në një hapsirë dmth në kafken e robit e sanksionuar kjo në shprehjen “…quia cogitatio omnis libero est”
Bilanci?
Entiteti i parë viktimë deri më tani është të menduarit.
“Vëllai i Madh” vezhgon, kontrollon e menaxhon deri dhe emocionet, shijet individuale, preferencat nëpërmjet makro ekranit orwellian dhe mikro ekranit të celularit në xhep i “big teknologjisë.
Ka ndodhur deri më tani trans-mutacioni i njeriut nga homopensantes dmth sapiens e bashkepunues, solidar e kreativ, në homo consumens, sipas Bauman. Konsumator atom-vetanak dhe jo kreativ.
Viktimat e tjera janë kufijtë shtetërorë, kufijtë etikë, moral. Klima, lumenjtë, fshatrat, qytetet, historitë, kultura, identiteti, popujt.
Statistika e neo-geobelsianizmit akoma nuk është nënshkruar.
Taktika e dytë
(vetëm sa për njohje dhe ekonomi leximi e kohe…)
“Me i iu pri njerëzve që të besojnë se opinioni i shprehur (nga propaganda) është i pranuar nga të gjithë. Duhet krijuar iluzioni se ky apo ai opinion është i njohur dhe aprovuar universalisht. Në këtë menyrë e rremja e përkul mendjen e njerëzimit.