Një 66-vjeçar nga Holanda me iniciale J.W. është gjetur i pajetë pasditen e sotme në ballkonin e një banese në Sarandë.
Policia njofton se nga të dhënat paraprake dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Megjithatë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të saj.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 10.06.2022, në Sarandë, në ballkonin e një banesë është gjetur i pajetë shtetasi hollandez J. W., 66 vjeç, banues në Sarandë. Nga të dhënat paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale”