Krimi i trefishtë ka tronditur Italinë, ku 42 vjeçari me origjinë boshnjake, ka vrarë ish-gruan e tij, partneren aktuale dhe më pas veten.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vinenza, ku shtetasi Zlatan Vasiljevic vrau me 6 plumba ish-gruan Lidia Miljkovic, me të cilën kishte dy fëmijë, dhe më pas qëlloi në kokë partneren e re, një shtetase nga Venezuela.
Në fund, ai qëlloi me plumb në gojë brenda makinës edhe veten e tij, ndërkohë që në mjet u gjetën dhe lëndë shpërthyese.