Në çdo orë të ditës, shesheve dhe bulevardeve të kryeqytetit shqiptar, sheh grupe turistësh, të cilët nën drejtimin e udhërrëfyesve vendas, grumbullohen në ato pak objekte me vlerë historike që ofron Tirana.
Më së shumti këtë kategori vizitorësh i gjen në Sheshin “Skënderbej”, para monumentit të Heroit Kombëtar, por edhe para Teatrit të Operas, Muzeut Historik, Xhamisë së Et’hem Beut, Kalasë së Tiranës dhe korpusi universitar.
Në këto ditë të nxehta, ata më guximtarët, mund të zbresin deri te “Mozaiku i Tiranës” apo nga parku i liqenit.
Duket se mediatizimi dhe fokusi i kamerave të atashuar në Tiranë, para pak ditësh për Conference League, ka dhënë një nxitje kureshtisë së njerëzve të apasionuar ndaj udhëtimeve dhe njohjes së vendeve të tjera.
Referuar krizës ekonomike botërore, e cila në vendin tonë ndihet më tepër, rritja e aktivitetit turistik, është një bombol oksigjeni apo lëndë lubrifikuese për ekonominë e brishtë shqiptare
Tirana e “pushtuar” dhe “oksigjenuar” nga grupet turistike
Leave a comment Leave a comment