Ngjarja ka ndodhur në Caserta të Italisë.
Dy të rinjtë shqiptar janë aksidentuar në përpjekje për t’i shpëtuar policisë.
Ata, me moshë 31 dhe 26 vjeç, po lëviznin me makinën e tyre dhe parakaluan një automjet patrulle të karabinierëve, në një aks rrugor, ku parakalimi nuk lejohej.
Dy shqiptarët vazhduan të lëviznin me shpejtësi pavarësisht thirrjeve nga policia për të ndaluar.
Gjatë rrugës makina kaloi në një kthesë që rezultoi fatale për 31-vjeçarin, i cili përfundoi i vdekur në vend pasi përplasi mjetin. Në këtë moment, 26-vjeçari i plagosur tentoi të arratisej por më kot, pasi ra në pranga.
Policia njoftoi më pas se dy të rinjtë po lëviznin me makinë të vjedhur dhe për këtë arsye nuk ndaluan duke tentuar t’i shpëtonin kontrollit. Ende nuk bëhen me dije emrat e tyre.