Më dt 10 qeshor Shqipëria do të presë në “Air Albania” kombëtaren izraelite.
Kombëtarja jonë vjen në këtë ndeshje mbas barazimit 1 me 1, arritur dje në Reykjavik, me Islandën.
Mësohet se deri tani janë shitur rreth 10 mijë bileta, por ende ka kohë duke ditur se jemi ende tre ditë larg ballafaqimit.
A dini çmimin e biletave?
Nëse jo, më poshtë e mësoni… bileta më e lirë kushton 750 lekë dhe ju zini vend në ulëset mbrapa portave, ndërsa pjesa përballë tribunës ka bileta që kushtojnë 2 mijë dhe 3 mijë lekë.
Tribuna kryesore ka çmimin më të shtrenjtë, një biletë kushton10 mijë lekë.
Kombëtarja e futbollit, 10 qershor ndeshja me Izraelin. Sa kushton bileta në Air Albania ?

Leave a comment Leave a comment