Shqipëria e ka mbyllur me barazim 1-1 ndeshjen e saj të parë në këtë edicion të Ligës së Kombeve ku tashmë gjendet në Ligën B. Kuqezinjtë kanë zhvilluar një lojë relativisht të mirë, por me gabimin fatal, që i dhuroi golin islandezëve dhe i privoi nga fitorja.
Ekipi jonë pati ofensivën pjesën e parë, duke kërkuar disa herë golin derisa e gjeti me anë të Seferit dhe 45′ e para, skuadra e Rejas e mbylli me fitore.
Pjesa e dytë e gjeti apatike skuadrën tonë dhe një pasim i gabuar i Gjimshitit, solli golin e barazimit për vendasit, në 49′ me autor Thorsteinson.
Për Islandezët, ky gol ishte gjenerues dhe ju dha zemër ishullorëve. Këta të fundit u organizuan dhe më pas arritën të kontrollonin ofensivën e përfaqësueses shqiptare duke e mbajtur larg portës.
Përfundimisht, bilbili i fundit fiksoi rezultatin me shifrat 1-1.