Policia ka vënë në pranga Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Lezhë, Pjetër Toni dhe tre inspektorë të zonës.
Prokuroria e Lezhës ka lëshuar urdhër arrestet ndaj Pjetër Tonit dhe tre inspektorëve pasi në zonën e mbrojtur të Kuve Vainit prej disa javësh po hidheshin inerte.
Rasti u denoncua në një emision investigimi dhe më pas nisën hetimet. Ata akuzohen për hedhjen e inerteve në mënyrë të paligjshme dhe tjetërsimin e pronave në zonën e mbrojtur të lagunës Kune-Vain.

