NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë
    23 hours ago
    Luçiano Boçi: NJË DORËHEQJE KUNDËR SISTEMIT
    2 days ago
    Belind Këlliçi: Ditën e parë ishin votuesit e tij, pas një jave janë të marrë!
    1 week ago
    Ngushëllon Metën për ndarjen nga jeta të babait/ Berisha:Procesi ndaj Metës, një farsë e turpshme, një zbatim i porosisë së Edvin Kristaq Ramës!
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Nga Përparim Gjeka /PRESIDENTI: Rënia de fakto e opozitës parlamentare dhe rrethimi amerikan i maxhorancës.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë
Kryesore Politikë
Luçiano Boçi: NJË DORËHEQJE KUNDËR SISTEMIT
Kryesore Politikë
Arrestohen 3 shtetase kineze dhe vietnameze. Procedohen penalisht 2 shtetas, për veprën “Pr*stitucioni”.
Aktualitet
Bledi Kasmi/ Shtetet e Bashkuara rikthejnë Berishën
Të tjera
Shkodër/Jep dorëheqjen Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Prof.Tonin Gjuraj, akuza të rënda ndaj Bordit: Vendime të paligjshme
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Nga Përparim Gjeka /PRESIDENTI: Rënia de fakto e opozitës parlamentare dhe rrethimi amerikan i maxhorancës.

Neutrale
Last updated: 2022/06/03 at 6:20 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Me dështimin e opozitës parlamentare në mënyrë të turpshme për të ushtruar të drejtën kushtetuese të propozimit të një kandidati për President të Republikës, të denjë për qindra mijëra votuesit e saj, vuloset përfundimisht rënia de facto e kësaj opozite si përfaqësuese e vullnetit popullor opozitar në vend.
Në vend që me numra të mjaftueshëm për të propozuar jo një po tre kandidatë, opozita dha tre versione qasjeje njëri më mjeran e aspak dinjitoz se sa tjetri.

Opozita e Berishës – bashkëpunuese në distancë me maxhorancën:
Nuk futemi në pazare sepse votat i ka maxhoranca, domethënë edhe Gramoz Ruçin të zgjedhin janë në të drejtën e tyre. Po ta kishim ne në dorë, S. Berishën do kishim zgjedhur për inat të faktorit ndërkombëtar dhe pastaj, le të mos ia hiqnin po të donin non gratën.

Opozita e përbërë nga Parti të vogla – Të vegjël në çdo gjë që bëjnë para maxhorancës: më të mirin nga ne Dash Shehin kemi, edhe këtë jua japim për president po e deshët…

Opozita e grupit parlamentar të PD -së,  qaramane dhe lutëse para mazhorancës:
Ne duam edhe votat tuaja që të propozojmë president, vetë nuk kemi b… për 20 vota për një personalitet me autoritet kombëtar të pa atakueshëm nga çdo aspekt (ashtu si ua sugjeroi autori i këtij shkrimi publikisht para një muaji).

Këta përfaqësues mjeranë të opozitës vërtetuan vetë para gjithë opinionit publik se nuk mund të ngrihen mbi interesa të vogla politike, interesa të grupit apo interesat personale për të
mbrojtur interesa kombëtare. Interesi kombëtar këtë radhë e donte që Presidenti të zgjidhej një personalitet me përmasa kombëtare jo politik, autoritet moral i krijuar mbi punën dhe talentin personal përgjatë viteve, me qëndrime publike të spikatura në kohën e duhur në përputhje me interesat më të mira kombëtare, njëkohësisht i vlerësuar dhe nga faktori ndërkombëtar.

Me këto kushte tepër të favorshme politike për t’u faktorizuar opozita, kur maxhoranca me masakrën elektorale të vitit të kaluar  të njohur edhe nga organizmat ndërkombëtare nuk ka të drejtën morale të zgjedhë Presidentin, me maxhorancën me grup parlamentar prapa hekurave, me rekordin e emërimeve problematike të këtij kryeministri këto 10 vitet e fundit, asisti që faktori ndërkombëtar i dha opozitës për të shënuar me portën bosh nuk u shfrytëzua duke na treguar se kjo opozitë parlamentare e ka humbur edhe besimin e ndërkombëtarëve “for good”.

Këtë rënie të opozitës e shfrytëzon pa ndonjë meritë Edi Rama ashtu si prej vitit 2017. Sipas të gjitha gjasave, emri i presidentit të ri në vend që të konsultohej me opozitën nga ana e faktorit ndërkombëtar dhe të detyrohej maxhoranca t’a votonte, tani i jepet maxhorancës dhe konsultohet me të. Ja pra si kjo opozitë na la në dorë të Edi Ramës dhe Tao Ballës edhe një herë tjetër.

Megjithë mallkimet e sovranistëve shqiptarë për rolin e ambasadave të huaja në vendin tonë, me rastin e Presidentit do të provohet edhe një herë se opozita e vetme ndaj pushtetit revanshist në Shqipëri është për fat të mirë e të keq me aq sa mundet, faktori ndërkombëtar dhe posaçerisht ai amerikan.
Të rrethuar nga të tre anët për pesë vitet e fundit me radhë nga prapaskenat në bashkëpunim Qeveri-Opozitë-President në sabotimin e reformës në drejtësi e gjithë përpjekjeve të tjera të tyre, amerikanët nuk mund të mos e shfrytëzojnë momentin e zgjedhjes së Presidentit për të vendosur njeriun e tyre në atë post, e ta përdorin atë si pika e levës së Arkimedit për të lëvizur ujërat e ndenjura në politikën shqiptare, politike e cila me flirtet me autokracitë rajonale lindore është bërë pengesa kryesore për avancimin e interesave perëndimore në rajon, përveç se pengesë për prosperitetin e vendit.

Rrethimi i kësaj maxhorance me një President që të ketë dhënë prova në bashkëpunimin me amerikanët, i cili me shumë gjasa do të vijë nga fusha e drejtësisë, është në vazhdim të emërimeve të larta në drejtësi, në policinë e shtetit, etj. të cilat janë bërë nën presionin e “opozitës” ndërkombëtare duke filluar nga miratimi me “dhunë” i reformës në drejtësi me 140 vota në Parlament. Reforme e cila “zbuloi” rreth gjysmat e prokurorëve e gjyqtarëve si të korruptuar duke pastruar sadopak atë kënetë.

Të shpresojmë se rrethimi i maxhorancës në kënetën e vet edhe më të pistë do të rezultojë me pastrime politike.
Gjithashtu të shpresojmë e të kuptojmë se rënia de facto e opozitës parlamentare, obligon për një opozitë të re e të fortë.

Perparim Gjeka
3 Qershor 2022.

TAGGED: Lajme
Neutrale June 3, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë
23 hours ago
Luçiano Boçi: NJË DORËHEQJE KUNDËR SISTEMIT
2 days ago
Arrestohen 3 shtetase kineze dhe vietnameze. Procedohen penalisht 2 shtetas, për veprën “Pr*stitucioni”.
2 days ago
Bledi Kasmi/ Shtetet e Bashkuara rikthejnë Berishën
3 days ago
Shkodër/Jep dorëheqjen Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Prof.Tonin Gjuraj, akuza të rënda ndaj Bordit: Vendime të paligjshme
3 days ago

Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Luçiano Boçi: NJË DORËHEQJE KUNDËR SISTEMIT

Arrestohen 3 shtetase kineze dhe vietnameze. Procedohen penalisht 2 shtetas, për veprën “Pr*stitucioni”.

Bledi Kasmi/ Shtetet e Bashkuara rikthejnë Berishën

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?