Rruga që lidh Patosin me Ballshit është shndërruar në tmerr për shoferët dhe burim aksidentesh.
Që kur trafiku nacional dhe internacional u zhvendos në transhenë Fier- Cakran-Tepelenë -Kakavijë, segmenti prej 20 km nga Patosi për në qendër Mallakastër ka mbetur jashtë vëmendjes dhe çdo ditë degradon.
Ende nuk dihen shkaqet, por sot rreth orës 16:00, në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e quajtur “Ofiçina e vjetër”, shtetasi A. S., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R. B., 59 vjeç.
Për pasojë janë dëmtuar lehtë tre pasagjerët që udhëtonin me shtetasin A. S., si edhe vet drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.