SHBA- Michael Todd Hill, 54 vjeç fitoi dhjetë milionë dollar në llotari, por nuk do t’i gëzojë.
Ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e të dashurës së tij, 23-vjeçares Keonna Graham.
Ngjarja ka ndodhur në Karolinën e Veriut
Siç raportojnë mediat lokale, burri ka rrëfyer se e ka qëlluar në kokë pasi zbuloi se ajo u kishte dërguar mesazhe burrave të tjerë.
Në vitin 2017, burri la gruan e tij për 23-vjeçaren. Tre vjet më pas, ndodh tragjedia ku Keonna e shpallur e zhdukur, u gjet e vdekur në një dhomë hoteli. Mbad arrestimit si i dyshuar, Hill rrëfeu se e kishte vrarë dhe tashmë ka ardhur edhe dënimi me burgim të përjetshëm. TGCOM24