Policia Rrugore në Tiranë ka ndaluar sot një makinë tip ‘BMW’, pasi rezultonte me plot 141 gjoba të papaguara, prej vitit 2020.
Mësohet se shoferi i mjetit, shtetasi me inicialet M.P., ka paguar të gjitha gjobat, që kapnin vlerën afro 230 mijë lekë (të reja).
Kundravajtjet ishin kryer në vitet 2020 deri në muajin maj të vitit 2022.