Rritet me 72% sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në vitin 2022.
Një vit më parë, “Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar”, e cila financohet nga projekti gjerman GIZ dhe Ministria e Jashtme Norvegjeze, doli në përfundimin se 1.6 miliard euro janë pastruar nëpërmjet sektorit të ndërtimit në Tiranë, në periudhën 2017 – 2019.
Ndërkohë situata në tremujorin e parë të vitit 2022 është edhe më dramatike. Sipas INSTAT janë miratuar gjithsej 397 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 251 leje të miratuara në tremujorin e parë 2021, duke shënuar një rritje prej 58,2 %.
Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e parë 2022, është 1.031.088 m2, nga 599.446 m2 miratuar në tremujorin e parë 2021, duke shënuar një rritje prej 72,0 %.
Në tremujorin e parë 2022, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 39,0 miliardë lekë, nga 26,6 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2021, duke shënuar një rritje prej 46,7 %.
Kjo rritje stratosferike, vjen në kushtet kur pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet lokale, dhe ”lëshimi i dorës” edhe me lejet e ndërtimit është “domosdoshmëri” për të tjetërsuar rezultatin…
* Autore e shkrimit është juriste dhe eksperte antikorrupsion