Kryeministri Edi Rama, sot, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një vizitë në ambientet e spitalit Infektiv në QSUT.
Ai u shpreh se po investohet për rehabilitimin dhe zgjerimin me kushtet më standarde të emergjencave shëndetësore dhe transformimin e spitalit, ndërsa premtoi rritje të pagave për bluzat e bardha.