Partitë Popullore Europiane do të zhvillojnë takim më 31 maj, në Roterdam të Holandës.
Në rendin e përcaktuar për zgjedhjen e drejtuesve të lartë, do të diskutohet edhe për problemet e brendshme të PDSH-së.
Në këtë mbledhje të
rëndësishme të PPE-ve nga Partia Demokratike e Shqipërisë do të jetë znj
Jorida Tabaku e cila ka marrë ftesën si nënkryetarë e Partisë Demokratike, Albana Vokshi si kryetare e Lidhjes së Gruas së PD-së, po ashtu dhe nga deputeti Belind Këlliçi, si kryetari i Forumit Rinor të PD-së.
Nga tre deputetët e ftuar për të qenë pjesë e mbledhjes së Partive Popullore Europiane, vetëm Jorida Tabaku ka të drejtë votë në këtë mbledhje të rëndësishme të partive si motra të PD-së.
Vokshi dhe Këlliçi kanë marrë ftesë për të qenë në takim, por nuk kanë të drejtë vote.
Ndërkohë, në Roterdam pritet të zgjidhet Presidenti i PPE-së ku kandidat është Manfred Weber, aktualisht kryetar i Partive Popullore Europiane në Parlamentin Europian dhe deputet i CSU në Gjermani. Ndërkohë, ditën e dytë të Kongresit do të zgjidhen sekretari i përgjithshëm, zëvendëspresidentët dhe do të diskutohen çështje të tjera.