Vladimir Putin ka dekretuar sot ish-truprojën e tij personale në postin e ministrit të ri të Emergjencave, disa muaj pasi paraardhësi i tij u rrëzua për vdekje në mënyrë misterioze nga një ujëvarë.
Gjeneral-majori Alexander Kurenkov, 49 vjeç, njohur ndryshe edhe si “njeriu pa fytyrë “, i propozuar sot nga Putin, është truproja i gjashtë personal, që emërohet në postin e lartë të qeverisë.
Ministri i mëparshëm ishte Yevgeny Zinichev, gjithashtu një ish-roje i Putinit, i cili vdiq duke u rrëzuar nga një ujëvarë 90 metra e lartë. Vdekja e tij nuk bind shumë si aksident.