Ajo ishte afruar pranë një grupi të tifozëve të Feyenoord-it dhe po vazhdonte komentet, kur një djalosh i ka dhënë puthjen e papritur.
Mbas saj, të dy, tifozi dhe gazetarja kanë afruar gishtat në formën e zemrës.
Një gjest që në mjediset shqiptare ndodh tepër rrallë, ndërsa në transmetime të vendeve të tjera, këto raste janë të shpeshta.
Ky është një incident i bukur, po të kemi parasysh se në tifozët holandezë ka dhe persona problematikë.