Një autobus dykatësh me targa të Kosovës, është përplasur me një pemë në zonën e Ujit të Ftohtë, Vlorë.
Ai po transportonte rreth 80 turistë, kur ndodhi incidenti.
Shoferi i autobusit nuk e ka menduar si duhet lartësinë, dhe është përplasur me degën e pemës. Për fat të mirë nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale Siç shihet edhe në pamje, pemës i janë zgjatur degët deri në rrugë duke u bërë shkak për aksidente.
I mbetet bashkisë Vlorë përgjegjësia dhe detyrimi të marri masat për “kurimin” e drurëve dekorativ ndanë rrugëve të qytetit.