Do të dehem përsëri.
Padashur dje u deha,
Ku sytë e shpirtit trazuan ngjyrat,
Për të parë më mirë korsitë e mia,
Ashtu i çalë sot nisa të jem ndryshe.
Do të dehem përsëri një ditë,
Për të larguar rutinën e trishte,
Pija të çon shpirtrat në peshë,
Sa fillon të puthesh me vetemët e tua.
E pra një ditë do tja nis të pi,
Sepse më bën të takoj zotat,
Dhe së bashku me ta,
Të ndërtojmë një botë me shpirt e mendime të përgjegjshme.