NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Pas Diellës, Rama prezanton Shef Gjonin, do të merret me Prokurimet e Përqëndruara…
    3 days ago
    Belind Këlliçi: Shpjegimet e SPAK për Ballukun, konfirmojnë rënien dhe nënshtrimin total të Prokurorisë Speciale para Edi Ramës!
    3 days ago
    Gazment Bardhi: BELINDA BALLUKU, DREJTËSIA ME DY STANDARDE E EDI RAMËS!
    4 days ago
    Belind Këlliçi: Skandali në Bruksel me këngën nacionaliste serbe duhet hetuar, nuk është gabim muzikantësh!!!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Irena Beqiraj/ Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Irena Beqiraj/ Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike!
Të tjera
Foltore me demokratë në Tiranë/ Kreu i PD, Sali Berisha: Bashkimi dhe vetëm bashkimi, fronti i gjerë opozitar duhet t’i japë shtytjen e fundit regjimit të Edi Ramës
Të tjera
U akuzua nga Spiropali, reagon Drejtori i Tatimeve, Ilir Binaj: Spiropali me bashkëshortin kërcënuan punonjësit e Tatimeve! Nuk urdhërohem nga Balluku
Kryesore
Gjin Gjoni paralajmëron: Pikiatë e Euros drejt nivelit 85 lek!
Kryesore
Policia shton radhët, rriten kuotat e pranimit për programin e Patrullës së Përgjithshme në Kolegjin Profesional të Formimit Policor, nga 300 në 500 vende
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Irena Beqiraj/ Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike!

Neutrale
Last updated: 2026/11/20 at 7:26 PM
Neutrale 1 hour ago
Share
SHARE

Teksa dëgjoja dje Elisa Spiropalin, m’u kujtua shprehja e Edi Ramës: «Nuk kam një bir politik që të më vrasë». Kjo shprehje m’u duk edhe më domethënëse kur Elisa e konsideroi Ramën atin dhe mentorin e saj politik.

Me sa duket, Rama e sheh politikën përmes një marrëdhënieje atërore, ku lideri është babai, të tjerët janë bijtë dhe trashëgimia politike merr trajtën e një akti simbolik të vrasjes së babait. Një marrëdhënie kjo, ku pavarësia e pasardhësit mund të interpretohet si tradhti, ndërsa bindja si virtyt.

Pavarësisht thjeshtëzimit që sjell barazimi i partisë me «një familje politike», në filozofinë politike partia nuk është familje dhe kryetari nuk është babai. Partia duhet të jetë një bashkësi njerëzish të lirë, që ndajnë një projekt politik, por nuk heqin dorë nga gjykimi i tyre individual. Të synosh drejtimin e partisë ku aderon është një ambicie njerëzore dhe politikisht legjitime. Nuk ka asgjë të keqe që kushdo në Partinë Socialiste të dëshirojë të zëvendësojë Ramën, aq më tepër njerëzit që kanë bërë beteja të forta politike për partinë, kanë investuar karrierën dhe energjinë e tyre në të dhe kanë kontribuar në fitoret e saj.

Problemi nuk është objektivi, por rrugëtimi për të arritur aty, i cili nuk mund të reduktohet në një seri manovrash politike. Ai është edhe një proces në të cilin zbulohet lidhja organike që individi krijon me të vërtetën.

E vërteta e parë me të cilën duhet përballur është se Rama nuk u bë sot lider personalist. Personalizimi i pushtetit nuk ndërtohet brenda një nate. Ai kërkon kohë, përsëritje, bindje, heshtje dhe, mbi të gjitha, bashkëpunimin e shumë njerëzve që, pavarësisht arsyeve të tyre, pranojnë të bëhen pjesë e tij. Po kështu, modeli Balluku në qeverisje nuk ishte një aksident i papritur. Shenjat kanë qenë aty prej vitesh.

Ishte viti 2018 kur pamë se si një gjeni librash mund të bëhej ministër i Jashtëm, pasi paskësh lexuar “Ana Frankun” në moshën 14-vjeçare. Por jo vetëm kaq, ai u bë edhe sekretar i përgjithshëm i Rinisë Socialiste, megjithëse kjo e fundit as nuk e dinte që një djalë me emrin Gent Cakaj ekzistonte. Po ashtu, pamë se si një vajzë me emrin Edona, duhet thënë, një bashkëbiseduese shumë e këndshme përpara një gote vere apo një kafeje, u katapultua në krye të listës, ndërsa partisë i kërkohej të bëhej si Edona.

Nuk po vazhdoj ta rrotulloj thikën në plagën e socialistëve që për vite me radhë u trajtuan si njerëz të dorës së dytë në partinë e tyre. Jo sepse u mungonin aftësitë, përvoja apo kontributi, por sepse në pozicione politike duhej të promovoheshin njerëz, lidhja e vetme reale e të cilëve me partinë ishte lideri apo rrethi i tij i ngushtë.

Në pamje të parë, dukej sikur fati u kishte trokitur në derë Edonës, Gentit, Besës apo Senidës. Mund të ketë edhe emra të tjerë në këtë listë. Por, siç ndodh shpesh, jo çdo e mirë vjen për mirë. Nëse secilin prej tyre do ta pyesje në atë kohë se ku e shihte veten pas pesë vjetësh, përgjigjja ndoshta do të ishte: “Nuk e di as ku do të jem pas pesë ditësh”. Sot, jam e sigurt se secili prej tyre e ka kuptuar që një pozicion politik pa valencë politike është si një strehë e dhënë me qira, ku askush nuk largohet pa paguar qiranë, shumën e së cilës e mëson vetëm në fund, ose kur përfundon në dyert e drejtësisë, në varësi të ambicies.

Ky është pikërisht mekanizmi që forcon themelet e pushtetit personalist, ai u jep njerëzve shumë pushtet, pa u dhënë atyre asnjë autonomi; mund t’i bëjë ministra, deputetë, drejtues institucionesh, por jo domosdoshmërisht aktorë politikë me identitetin, autoritetin dhe bazën e tyre. Ata marrin pozicione, por nuk ndërtojnë fuqi të pavarur. Thënë ndryshe, promovohen pa u fuqizuar.

Në këto kushte, përzgjedhja mund të zhbëhet po aq shpejt sa është bërë. Në pushtetin personalist askush nuk shqetësohej veçanërisht për njerëzit që hynin e dilnin nga qeveria apo parlamenti pa lënë pothuajse asnjë gjurmë; nuk shqetësohej as për faktin se si një karrierë politike mund të ndërpritej brenda natës, siç ndodhi me Vilma Bellon apo Elona Gjebrenë. Për sa kohë që secili ruante vendin e vet në hierarkinë e heshtjes, sistemi funksiononte shumë mirë.

Pra, e vërteta tjetër është se mungesën e konkurrencës dhe të meritës nuk e ka prodhuar Balluku. Madje, e kundërta është e vërtetë: mbyllja e syve për një kohë të gjatë ndaj mungesës së konkurrencës dhe meritës, bashkë me heshtjen përballë kulturës së katapultimit, prodhoi fenomenin Balluku.

Balluku nuk është një devijim i papritur nga mënyra se si është qeverisur deri më sot. Ajo nuk është një trup i huaj në modelin e Ramës, por produkt i një kulture pushteti që e ka vendosur besnikërinë personale mbi autonominë politike, afërsinë me liderin mbi autoritetin e fituar dhe kontrollin mbi përgjegjësinë institucionale. Ajo nuk e shpiku këtë mënyrë qeverisjeje; e gjeti të ndërtuar, u bë plotësisht e pa asnjë rezervë pjesë e saj dhe, me kalimin e kohës, u shndërrua në një prej aktoreve më të rëndësishme të saj.

Prandaj, kushdo bijë apo bir politik që dëshiron të vazhdojë të ketë një të ardhme në politikë, duhet të shqyrtojë me paanshmëri, larg emocioneve, arkitekturën politike që e bëri të mundur ngritjen dhe fuqizimin e këtij modeli pushteti. Por, nëse këtë shqyrtim e bën me ndershmëri, reflektimi duhet të fillojë nga vetja. Së pari, duhet të ketë kurajën të pranojë: «Edhe unë kam jetuar brenda këtij modeli dhe nuk kam munguar t’i pranoj marrëzitë që imponote ky model».

Po aq e rëndësishme është të pranojë se Edi Rama ka qenë arkitekti i këtij sistemi. Përndryshe, çdo deklaratë për distancim nga e kaluara rrezikon të kthehet në një përdorim të panevojshëm të shpatës, e cila mund të presë vetë atë që e përdor.

Uroj që Elisa t’i mirëkuptojë këto radhë. Përndryshe, kam frikë se edhe asaj shumë shpejt do t’i duhet të gjejë një televizion ku çdo të enjte të organizojë «talk show»-n e saj!

Neutrale November 20, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Irena Beqiraj/ Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike!
1 hour ago
Foltore me demokratë në Tiranë/ Kreu i PD, Sali Berisha: Bashkimi dhe vetëm bashkimi, fronti i gjerë opozitar duhet t’i japë shtytjen e fundit regjimit të Edi Ramës
2 hours ago
U akuzua nga Spiropali, reagon Drejtori i Tatimeve, Ilir Binaj: Spiropali me bashkëshortin kërcënuan punonjësit e Tatimeve! Nuk urdhërohem nga Balluku
2 hours ago
Gjin Gjoni paralajmëron: Pikiatë e Euros drejt nivelit 85 lek!
2 hours ago
Policia shton radhët, rriten kuotat e pranimit për programin e Patrullës së Përgjithshme në Kolegjin Profesional të Formimit Policor, nga 300 në 500 vende
5 hours ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Irena Beqiraj/ Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike!

Foltore me demokratë në Tiranë/ Kreu i PD, Sali Berisha: Bashkimi dhe vetëm bashkimi, fronti i gjerë opozitar duhet t’i japë shtytjen e fundit regjimit të Edi Ramës

U akuzua nga Spiropali, reagon Drejtori i Tatimeve, Ilir Binaj: Spiropali me bashkëshortin kërcënuan punonjësit e Tatimeve! Nuk urdhërohem nga Balluku

Gjin Gjoni paralajmëron: Pikiatë e Euros drejt nivelit 85 lek!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?