Lajmi bëhet me dije nga Ambasada e SHBA në Tiranë, e cila nëpërmjet rrjeteve sociale ka shpërndarë mesazhin e mëposhtëm:
🇦🇱 Shtetet e Bashkuara mirëpresin angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë ndaj projektit të hidrocentralit të Skavicës, një projekt strategjik për sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe të rajonit më të gjerë të Ballkanit Perëndimor. Skavica do të ofrojë furnizim të qëndrueshëm me energji për shqiptarët, një rrugë të qartë për investime të sigurta, si dhe mundësi për kompanitë dhe punonjësit amerikanë.

