NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Kriza e Edi Ramës transferohet tek projektet!
    2 hours ago
    Gazment Bardhi: 100 Bashki – 12 Qarqe – 6 Rajone! Ky është propozimi i PD për Reformën Territoriale.
    23 hours ago
    Denoncimi i kreut të PD, Sali Berisha: 848,000,000 lekë (8.5 mln euro) i kalohen sot kriminelit Ermal Beqiri me urdhër të Ramës!
    2 days ago
    Berisha: Rama do të vazhdojë krimin e tij monstruoz ndaj shqiptarëve duke reduktuar edhe 15 bashki
    6 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Senati amerikan i thotë ‘Po’ Eric Wendt si ambasador i SHBA në Shqipëri
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Ambasadori Wendt dhe narcohetimi amerikan ndaj qeverisë së Ramës
Të tjera
Belind Këlliçi/ Kriza e Edi Ramës transferohet tek projektet!
Kryesore Politikë
Lutfi Dervishi/ Gjykata kushtetuese na katandisi te Besa
Të tjera
Senati amerikan i thotë ‘Po’ Eric Wendt si ambasador i SHBA në Shqipëri
Kryesore
Gazment Bardhi: 100 Bashki – 12 Qarqe – 6 Rajone! Ky është propozimi i PD për Reformën Territoriale.
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Senati amerikan i thotë ‘Po’ Eric Wendt si ambasador i SHBA në Shqipëri

Neutrale
Last updated: 2026/08/06 at 9:37 AM
Neutrale 3 hours ago
Share
SHARE

Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar Eric P. Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri, duke i hapur rrugën emërimit të tij zyrtar në Tiranë.
Kandidatura e Wendt mori miratimin në seancën plenare të Senatit me 50 vota pro dhe 44 kundër, pasi ishte aprovuar më herët edhe nga Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë.
Tashmë, hapi i fundit i procedurës është nënshkrimi nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Pas formalizimit të emërimit, Wendt pritet të mbërrijë në Shqipëri dhe të marrë zyrtarisht detyrën pasi t’i dorëzojë letrat kredenciale Presidentit të Republikës.
Me ardhjen e tij në Tiranë, Wendt do t’i japë fund një periudhe gati trevjeçare gjatë së cilës Ambasada e Shteteve të Bashkuara është drejtuar nga të ngarkuar me punë, pas përfundimit të mandatit të ambasadores Yuri Kim në vitin 2023.
Kush është Eric P. Wendt
Eric P. Wendt vjen në diplomaci pas një karriere të gjatë ushtarake. Ai ka mbi 30 vite shërbim në ushtrinë amerikane, ku pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në njësitë elitare të forcave speciale “Green Beret”.
Ai ka drejtuar Komandën e Operacioneve Speciale të NATO-s dhe ka mbajtur funksione të rëndësishme në strukturat amerikane të sigurisë, me angazhime në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit.
Mes viteve 2017 dhe 2019 ka shërbyer si koordinator i sigurisë së SHBA-së për Autoritetin Izraelito-Palestinez, ndërsa më pas ka qenë edhe shef shtabi në Komandën e Paqësorit të SHBA-së.
Wendt është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë në Santa Barbara dhe ka kryer studime pasuniversitare në fushën e sigurisë kombëtare në Naval Postgraduate School. Ai zotëron disa gjuhë të huaja, mes tyre arabishten dhe koreanishten.
Kjo nuk është hera e parë që emri i tij propozohet për një post diplomatik. Gjatë mandatit të parë të Presidentit Donald Trump, ai u nominua për ambasador të SHBA-së në Katar, por kandidatura nuk u konfirmua nga Senati.

Neutrale August 6, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Ambasadori Wendt dhe narcohetimi amerikan ndaj qeverisë së Ramës
2 hours ago
Belind Këlliçi/ Kriza e Edi Ramës transferohet tek projektet!
2 hours ago
Lutfi Dervishi/ Gjykata kushtetuese na katandisi te Besa
2 hours ago
Senati amerikan i thotë ‘Po’ Eric Wendt si ambasador i SHBA në Shqipëri
3 hours ago
Gazment Bardhi: 100 Bashki – 12 Qarqe – 6 Rajone! Ky është propozimi i PD për Reformën Territoriale.
23 hours ago

Ambasadori Wendt dhe narcohetimi amerikan ndaj qeverisë së Ramës

Belind Këlliçi/ Kriza e Edi Ramës transferohet tek projektet!

Lutfi Dervishi/ Gjykata kushtetuese na katandisi te Besa

Senati amerikan i thotë ‘Po’ Eric Wendt si ambasador i SHBA në Shqipëri

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?