Reagimi nga Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së:
🇦🇱🤝🇪🇺 Sot, bashkë me koleget Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi, zhvilluam një takim me delegacionin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, të drejtuar nga kryetari David McAllister.
Në takim paraqitëm shqetësimet tona për cenimin nga maxhoranca qeverisëse e lirisë së zgjedhjes dhe përpjekjet e Edi Ramës për të minuar luftën kundër korrupsionit përmes ndërhyrjeve politike në legjislacion gjatë një procesi penal.
Mbështesim plotësisht qëndrimin publik të z. McAllister se “çështja Balluku përbën një test kritik për Shqipërinë në respektimin e reformës në drejtësi dhe në seriozitetin e luftës kundër korrupsionit.”.
Partia Demokratike dhe opozita janë të gatshme të bëjnë gjithçka që Shqipëria të ketë institucione që funksionojnë sipas ligjit dhe zgjedhje të lira e të ndershme, që garantojnë rotacion politik përmes votës së qytetarëve.




