Edi Rama është ndoshta lideri i parë në historinë moderne të Shqipërisë që ka ditur ta maskojë më mirë se kushdo tjetër hipokrizinë dhe pabesinë që e karakterizon si njeri dhe si politikan.
Vizita e tij në Parlamentin izraelit e dëshmoi këtë në mënyrën më të qartë.
Pasi u mburr se ishte ai pas Donald Trumpit si folës aty, Rama foli për besën si një vlerë themelore të shqiptarëve, duke pretenduar se po i përfaqësonte ata. Më pas deklaroi se Izraeli është paqebërësi i rajonit — një pretendim i pavërtetë — dhe e cilësoi Hamasin si xhelatin e vetëm në rajon, gjë që nuk është plotësisht e saktë as kjo, edhe pse Hamasi mbetet një organizatë terroriste.
Le t’i marrim me radhë.
Edi Rama që flet për besë, me qëndrimin që mbajti në Izrael, dëshmoi se ai vetë është mishërimi i pabesisë.
Pse?
Sepse ai sapo u nguli thikën pas shpine dy figurave të cilave u ka borxh karrierën e tij politike:
* George Soros, të cilin po e shet për t’u afruar me Donald Trumpin, nga frika e problemeve që e ndjekin.
* Recep Tayyip Erdogan, i cili mban një qëndrim diametralisht të kundërt nga Rama për konfliktin Izrael–Hamas.
Pra, njeriu që flet për besë dhe moral, rezulton të jetë i pakapshëm në pabesinë që e karakterizon.
Sigurisht çifutët e dinë këtë gjë shumë mirë. Ata e njohin Ramën sepse ai nuk ka qenë kurrë jashtë ndikimit të tyre.
Por vjen një moment kur nuk mjafton më loja në prapaskenë dhe ata të poshtërojnë publikisht duke të imponuar ta ekspozosh hipokrizinë publikisht. Dhe me dhënien e mundësisë për të folë në parlament, sapo e kanë bërë një gjë të tillë.

