Avioni presidencial amerikan AirForceOne, që po transportonte Donald Trump drejt Forumit Ekonomik Botëror të Davosit në Zvicër, është detyruar të rikthehet në Bazën Ajrore Andrews në Meriland, pas problemeve teknike, menjëherë pas nisjes.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se avioni presidencial AirForceOne ka patur një “problem të vogël teknik”.
Në dispozicion të Presidentit Trump dhe delegacionit amerikan u vendos një avion tjetër i standarteve të larta.
Ai është i tipit Boeing757 i modifikuar.
Me këtë avion vijoi udhëtimi i tyre drejt Zvicrës.

