Gjendja aktuale e krijuar sot në Shqipëri, kërkon platformë motivuese dhe shprese për qytetarët, për të rritur tek ata frymën për mbështetje me bindjen për ndryshim!
Misioni ynë është largimi sa më parë i kësaj qeverisje të kurruptuar e cila në thelb e ka humbur besimin dhe mbështetjen qytetare.
Ky mision ndër të tjera arrihet duke përdorur çdo formë e mjet demokratik, me protestë, mosbindje, edhe me qeveri teknike për të sigururuar zgjedhje të lira në prag të zhvillimit sa më parë të tyre.
Por, për të arritur këtë, duhet krijuar frymë për masivizim, motivim për cilindo, shpresë reale dhe besim të qëndrueshëm se ndryshimi është i mundur dhe se ne dimë, mundemi dhe jemi të gatshëm për të qeverisë ndryshe.
Përsa më sipër, për bashkim motivim dhe mbështetje më të madhe qytetare sot kërkohet një unifikim në platformë dhe projeksion të caktuar për të ardhmen, se si mund të dilet nga kjo gjendje dhe çfarë do të siguroj rotacioni politik ndryshe nga kjo qeveri e sotme korrupsioni.
-Mbi çfarë bazash morale, politike dhe potencialesh përfaqësimi do të ngrihet qeverisja e nesërme?
-Cili është qëndrimi ynë i qartë dhe i pakushtëzuar ndaj Reformës në Drejtësi dhe mbështetjes së institucioneve të saj?
-Cilat janë propozimet konkrete dhe cilat janë vijat e kuqe për një Reformë Zgjedhore dhe administrative realisht demokratike, në shërbim të interesit publik dhe jo të pushtetit?
-Cilët janë hapat konkretë për largimin nga pushteti dhe për pastrimin e politikës qeverisëse nga llumi i korrupsionit?
-Cila është platforma zhvilluese dhe sociale për të penguar shpopullimin, kjo emergjencë kombëtare…etj etj
Po aq e rëndësishme është të bëhet një analizë e ndershme dhe e thellë në lidhje me gabimet e së kaluarës dhe çfarë mund të ndryshohet në kohë:
-çështja e pronave, ndryshimet e mundura…
-dekomunistizimi real i shoqërisë dhe dënimi i krimeve të komunizmit deri me hapje dosjesh, të vonuara…
-pavarësia e institucioneve kushtetuese, domozdoshmëri…
-liria e medias, shkëputje nga politika…etj
Kjo platformë gjithpërfshirëse, transparente dhe bashkëpunuese, e dakortësuar publikisht me bindje për zbatim do të krijonte frymë për bashkim dhe mbështetje më të madhe qytetare.

