Lëngu i frutave të freskëta është pothuajse po aq i rrezikshëm sa soda sidomos kur konsumohet në sasi.
Mendoni për një moment këtë krahasim:
Kur uleni të pini një gotë lëng portokalli, në disa sekonda ju konsumoni lëngun e 4 portokalleve të mesme.
Ndërsa për të ngrënë 4 portokalle të plota, do t’ju duheshin minuta të tëra, përtypje, ngopje dhe reagim natyral i trupit.
Kjo është arsyeja pse fruti në formën e tij të plotë është gjithmonë zgjedhja më e mirë.
Këtu flas për çdo lëng frutash, por veçanërisht lëngu i portokallit, i cili sipas disa studimeve lidhet me rritjen e proceseve tumorale kur konsumohet shpesh dhe në sasi, duke favorizuar terrenin biologjik të rritjes së tumorit
PSE LENGU I FRUTAVE ESHTE PROBLEMATIK?
Rreziku kryesor lidhet me fruktozen.
✅Ne qershor 2014, dhe i rishikuar ne 2021, nje studim i botuar ne revisten Nutrition tregoi se:
📍Lengu i frutave permban mesatarisht 45.5 gram fruktoze per liter
📍Soda permban rreth 50 gram per liter
Pra, diferenca eshte minimale.
Trupi i njeriut nuk eshte i dizajnuar per nje mbingarkese kaq te shpejte me fruktoze.
Sidomos ne mengjes kur trupi vjen nga agjerimi nates,melcia ka ulur rezervat e glikogjenit dhe insulina reagon me shpejt
Melcia ne mengjes po rregullon hormonet dhe sheqerin ne gjak..
Ndryshe nga glukoza qe perdoret nga qelizat si energji, fruktoza perpunon pothuajse ekskluzivisht ne melci, ku:
❌shnderrohet ne yndyre
❌rrit steatozen hepatike
❌nxit rezistencen ndaj insulines
❌favorizon inflamacionin kronik
Llogariteni sa shpejt e bombardoni melcine brenda disa sekondave me nje gote leng frutash.
A DUHET TE NDALOHEN GJITHE LENGJET?
Joo
Ne raste specifike shendetesore, per nje kohe te kufizuar, dhe te kombinuara me nje diete te qarte terapeutike, disa lengje mund te perdoren si mjet ndihmes.
Ne raste te caktuara mund te jene te nevojshme:
📍lengu i sheges
📍lengu i domates
📍lengu i molles (i kombinuar)
📍lengu i kumbulles
📍lengu karrote dhe ananasit
Por jo per konsum te perditshem, jo per qejf, jo pa kriter.
📌 Mesazhi eshte i qarte:
Lengu i frutave nuk eshte frut, eshte sheqer i lengshem me impakt te shpejte metabolik.
Fruti hahet ,nuk pihet,ndryshe Zoti do krijonte kengje ne peme jo fruta..
Personalisht gjate nje viti mund te konsumoj 2-3 gota leng frutash..
Dr. Altin Joka

