Kjo jo vetëm për shkak të formës në vetvete, por sepse ajo ndërpreu në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshëm vazhdimësinë e vetme shtetformuese që Shqipëria kishte ndërtuar ndonjëherë seriozisht: sistemin mbretëror të vendosur nga Mbret Zog I.
Monarkia shqiptare nuk u rrëzua nga populli, as nga dështimi i saj, por u përmbys nga pushtimi i huaj fashist, duke shkatërruar themelet e një shteti që po konsolidohej mbi ligjin, rendin dhe institucionet moderne. Nëse sistemi mbretëror me Mbretin Zog do të ishin rikthyer pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria nuk do të kishte përjetuar diktaturën komuniste, izolimin, shkatërrimin ekonomik dhe moral të kombit.
Ndryshe nga republikat e pas ’90-ës, të cilat janë shndërruar në republika të kryeministrave të përjetshëm, monarkia kushtetuese garanton stabilitet institucional, neutralitet politik të Kreut të Shtetit dhe vazhdimësi kombëtare. Mbreti nuk sundon, por simbolizon unitetin e kombit, qëndron mbi partitë dhe parandalon kapjen e shtetit nga individë apo grupe interesi.
Historia e këtyre 100 viteve tregon qartë se republika shqiptare ka prodhuar kriza të njëpasnjëshme.
Duket qartë se përvoja republikane në Shqipëri ka dështuar ajo ka prodhuar:
-kapje të shtetit nga individë dhe klane politike,
-kriza të vazhdueshme institucionale,
-korrupsion sistemik dhe mungesë besimi publik,
-polarizim ekstrem politik dhe shoqëror.
Në Shqopëri republika ka funksionuar si republikë e pushtetit personal, jo si republikë e qytetarëve, duke e bërë shtetin të brishtë dhe të manipulueshëm.
Monarkia Kushtetuese mbetet zgjidhja e vetme e qëndrueshme për Shtetin Shqiptar
Pranda sot, Partia Lëvizja e Legalitetit angazhohet për:
-Rikthimin e Monarkisë Kushtetuese përmes vullnetit të lirë të popullit dhe instrumenteve demokratike me Princin e Kurorës, Leka II.
-Hartimin e një Kushtetute të re, që garanton ndarjen e pushteteve dhe rolin kushtetues të Mbretit.
-Depolitizimin e Kreut të Shtetit, duke e kthyer atë në faktor uniteti dhe stabiliteti.
-Forcimin e shtetit të së drejtës, bazuar në traditën ligjore shqiptare dhe standardet evropiane.
-Rivendosjen e autoritetit moral dhe institucional të shtetit, në shërbim të qytetarëve.
Monarkia Kushtetuese nuk është kthim pas, por rikthim në rrugën e ndërprerë të shtetformimit shqiptar. Ajo përfaqëson një zgjidhje moderne, evropiane dhe të qëndrueshme për krizën e përhershme të shtetit shqiptar.
Çdo dështim i sotëm në Shqipëri lidhet me atë që ne u larguam nga modeli i duhur i të bërit shtet si në kohën e Mbretit Zog I
“ATDHEU MBI TË GJITHA”🇦🇱

