Nga Denisa Vata, deputete e Matit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkallë, në Klos.
Kati i dytë i banesës së familjes së Behar Mustës është përfshirë nga flakët dhe është djegur pothuajse plotësisht, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Në banesë jetojnë 11 anëtarë të familjes, të cilët fatmirësisht kanë arritur të dalin në kohë dhe nuk ka persona të lënduar.
Shkaku i zjarrit nuk është ende i konfirmuar dhe pritet sqarim nga autoritetet përkatëse.
Sipas burimeve, familja trajtohet aktualisht me ndihmë ekonomike, çka tregon se bëhet fjalë për një familje me kushte të vështira ekonomike.
🙏 Apeloj për solidaritet nga çdo qytetar, biznes apo institucion që ka mundësi të ndihmojë këtë familje në këto momente të vështira me ushqime, veshmbathje, materiale ndërtimi apo çdo mbështetje tjetër të domosdoshme.

