NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    6 hours ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    3 days ago
    Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
    3 days ago
    Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Gazment Bardhi: KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Gjethet e ullirit dhe vlerat e tyre shëndetësore
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
Kryesore Politikë
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
Kryesore
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
Të tjera
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
Kryesore
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Gjethet e ullirit dhe vlerat e tyre shëndetësore

Neutrale
Last updated: 2026/01/03 at 3:15 PM
Neutrale 9 months ago
Share
SHARE

Përgatiti: Besnik Ismailati

E njohur për vajin e nxjerrë nga fruti i saj, pema e ullirit përmban një thesar po aq të çmuar edhe në gjethet e saj. Komponimet fenolike që gjenden në gjethet e ullirit, sikurse janë oleuropeina dhe hidroksitirozoli, kanë efekte shëndetësore për shumë gjendje shëndetësore në organizmin e njeriut. Ekstrakti i gjetheve të ullirit mund të ndihmojë tek pacientët me hipertension , diabet , obezitet , sëmundjen e Alzheimerit dhe sëmundjet e zemrës .

Gjethet e ullirit ( Olea europea L.) janë të pasura me substanca bioaktive që ushtrojnë efekte anti -inflamatore , antioksiduese , sensibilizuese ndaj insulinës dhe antihipertensive . Ekstrakti i gjethes së ullirit karakterizohet nga një përmbajtje e lartë e polifenoleve , të cilat janë mikronutrientë antioksidantë që gjenden kryesisht në ushqimet me bazë bimore . Dihet që vaji i ullirit përmban një polifenol karakteristik të quajtur oleuropeinë . Aftësia e këtyre antioksidantëve për të pastruar speciet reaktive të oksigjenit është shoqëruar me rolin e mundshëm të ekstrakteve të gjetheve të ullirit në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe çrregullimeve metabolike . Por efektet e tyre shkojnë përtej fuqisë antioksiduese, prandaj mund t’i konsiderojmë edhe si ” rregullatorë metabolikë “.

Hidroksitirozoli është polifenoli më efektiv i gjethes së ullirit në neutralizimin e radikaleve të lira , i ndjekur nga oleuropeina dhe tirozoli. Hidroksitirozoli ka aftësi përmirësuese antioksiduese, ndërsa komponimet polifenolike në gjethet e ullirit besohet se kontribuojnë në vetitë anti-inflamatore, antioksiduese dhe kardioprotektive të ekstraktit, si dhe i japin përfitime unike vajit të ullirit.

Studime të shumta kanë treguar se oleuropeina zotëron një gamë të gjerë vetish farmakologjike të dobishme antiaritmike, spasmolitike, imunostimuluese , kardioprotektive, hipotensive, antiinflamatore, antioksiduese dhe antitrombotike .

Gjethet e ullirit janë përdorur në mjekësinë popullore për vetitë e tyre hipotenzive (të dobishme për uljen e presionit të gjakut ); hipoglicemike (të dobishme për uljen e nivelit të sheqerit në gjak ); si ilaçe për uljen e lipideve (të dobishme për uljen e kolesterolit dhe triglicerideve ); astringjentë ; anti-inflamator dhe
diuretikë . Këtyre vetive u shtohen edhe ato të karakterizuara nga kërkimet moderne mjekësore:
neuroprotektiv (i dobishëm për mbrojtjen e shëndetit të trurit); antimikrobik (i dobishëm për pengimin e rritjes së mikroorganizmave); antinociceptive (e dobishme për zvogëlimin e stimujve të dhimbjes); antioksidantë (të dobishëm për parandalimin e oksidimit dhe dëmtimit të qelizave).

Falë vetive të mësipërme, ekstrakti i gjetheve së ullirit mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikun kardiovaskular, siç është ateroskleroza;
presionit më të ulët të gjakut; kontrollin e glicemisë dhe parandalimin e ndërlikimeve të diabetit të tipit 2; humbjen e peshës; në pacientët me sindromën metabolike; neutralizon radikalet e lira të tepërta; përmirëson imunitetin; lufton herpesin; zvogëlon inflamacionin; parandalon kancerin .
Gjuthashtu, ekstrakti i gjethes së ullirit mund të përdoret për të përmirësuar afatin e ruajtjes së ushqimeve duke vepruar si një antioksidant dhe antimikrobik natyror .

Në praktikën tradicionale gjethet e ullirit kanë gjetur përdorim si diuretik i lehtë për të nxitur eliminimin e ujit në raste të lehta të mbajtjes së ujit . Në këtë rast rekomandohet të pini një çaj me gjethe ulliri dy herë në ditë. Zieni 10 gramë gjethe ulliri të freskëta (ose 5 gramë gjethe të thata) në 150 ml ujë. Lëreni të ziejë ngadalë derisa përzierja të arrijë në 100 ml. Si alternativë mund të përgatitet një çaj me 6-10 gramë gjethe ulliri të thata për dozë, që të pihet deri në 3 herë në ditë.

Ky çaj rekomandohet të përdoret për 2-4 javë. Nëse simptomat vazhdojnë për më shumë se një javë gjatë përdorimit të këtij çaji bimor, atëhere duhet konsultohuni me një mjek ose një profesionist.

Në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular,
ekstrakti i gjetheve të ullirit është efektiv në zbutjen e ndryshimeve metabolike dhe vaskulare të shoqëruara me plakjen, nëpërmjet reduktimit të inflamacionit dhe stresit oksidativ . Në një studim klinik i kryer në 60 burra në rrezik për të zhvilluar hipertension, ka treguar se oleuropeina uli ndjeshëm presionin e gjakut sistolik dhe diastolik. Përveç kësaj, u vunë re ulje të niveleve të kolesterolit dhe triglicerideve në gjak . Në një studim tjetër me 232 pacientë me hipertension arterial, marrja e 500 mg oleuropeinë dy herë në ditë për 8 javë, u tregua po aq efektive sa një ilaç diuretik (kaptopril, 12.5-25 mg dy herë në ditë) në uljen e presionit të gjakut. Ndërsa një studim tjetër në 200 njerëz të shëndetshëm, tregoi se polifenolet e vajit të ullirit ulën rrezikun kardiak . Gjithashtu , u vunë re edhe ulje të kolesterolit (si LDL total ashtu edhe të “keq”), triglicerideve dhe stresit oksidativ .

Në një studim të vogël me 18 vullnetarë të shëndetshëm, ekstrakti i gjethes së ullirit (i standardizuar në 51 mg oleuropeinë dhe 9 mg hidroksitirozol) uli prodhimin e një citokine pro-inflamatore (IL-8) dhe përmirësoi funksionin e enëve të gjakut 18 .

Disa studime klinike të kontrolluara të rastësishme në 819 persona, arritën në përfundimin se ekstrakti i gjetheve të ullirit e uli presionin sistolik të gjakut (mesatarisht -3.9 mmHg) dhe trigliceridet (mesatarisht -9.5 mg/dl) .

Në shëndetin e kockave dhe kyçeve, është vënë re se hidroksitirozoli uli dhimbjen inflamatore në një studim të kryer me 25 persona me sëmundje të kyçeve ( osteoartriti i gjurit ) . Në një studim tjetër klinik me 64 gra me humbje të kockave ( osteopeni ), marrja e ekstraktit të gjetheve të ullirit për 12 muaj ruajti dendësinë minerale të kockave dhe rriti nivelet e osteokalcinës (një shenjë e sintezës së shtuar të kockave) .

Në një studim të kryer me 20 persona të shëndetshëm, u vu re se oleuropeina uli sheqerin në gjak pas vakteve duke bllokuar prodhimin e radikaleve të lira . Ndërsa në një studim tjetër me 46 burra me mbipeshë të moshës së mesme (pra në rrezik për të zhvilluar diabetin e tipit 2), suplementimi me ekstrakt gjethesh ulliri për 12 javë përmirësoi ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe aktivitetin e qelizave pankreatike që prodhojnë këtë hormon (qelizat beta) . Në një studim tjetër me 79 të rritur me diabet të tipit 2, një tabletë prej 500 mg ekstrakt gjethesh ulliri e marrë një herë në ditë për 14 javë uli nivelet e hemoglobinës së glikuar në gjendje esëll dhe të insulinës në plazmë .

Për sëmundjet neurodegjenerative, është vënë re se në tru, veprimi i oleuropeinës ka parandaluar grumbullimin toksik të proteinave beta-amiloid dhe tau , të cilat janë të përfshira në sëmundjen e Alzheimerit .

Efektet anësore

Ekstraktet e gjetheve të ullirit nuk shkaktojnë efekte anësore. Megjithatë rekomandohet që ato të merren gjatë ose pas vakteve për të shmangur acarimin gastrik tek individët e ndjeshëm (përbërës të hidhur). Por gjethet e ullirit mund të ulin tensionin e gjakut dhe nivelet e glukozës në gjak . Prandaj marrja e këtyre ekstrakteve, përveç ilaçeve për diabetin ose tensionin e lartë të gjakut mund të shkaktojë rënie shumë të niveleve të sheqerit në gjak ose tensionit të gjakut .

Koha apo periudha më e mirë për mbledhjen e gjetheve të ullirit është fundi i verës ose fillimi i vjeshtës, sepse në këtë periudhë ato janë më të reja, më aktive dhe me veti të dobishme .
Edhe fundi i dimrit është një kohë tjetër e mirë për të mbledhur gjethe të pjekura për infuzione dhe çajra bimorë. Por çfarë duhet të merret në konsideratë në këtë rast? Gjithnjë duhet të merren gjethet organike nga pemët e ullirit të patrajtuara me pesticide ose kimikate të tjera për të siguruar sigurinë dhe efektivitetin e infuzionit apo çajit.
Përgatitja e tyre në formë çaji bëhet duke i larë mirë gjethet (mund të përdoret edhe sodë buke) dhe përgatitet duke i zier ose duke i zhytyr në ujë për rreth 15 minuta, pastaj filtrohet çaji dhe konsumohet i ngrohtë , ose i ftohtë gjatë vakteve, duke shtuar pak mjaltë për të zbutur hidhërimin e tij.

Neutrale January 3, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
6 hours ago
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
10 hours ago
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
13 hours ago
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
1 day ago
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën

Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”

Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË

Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?