Urime vëllazërore qeverisë në detyrë dhe shtetit të Kosovës 🇽🇰 për organizimin efikas të zgjedhjeve të lira, demokratike dhe me standarde europiane! Procesi, numërimi dhe rezultati brenda disa orëve, janë për t’u marrë shembull 👏
Urime të përzemërta Z. Albin Kurti dhe Lëvizjes #Vetëvendosje për rezultatin e punës së tyre në ekip!
Urime edhe për kandidatët fitues të partive të tjera, të cilët do të përfaqësojnë shtetasit në Kuvendin e Kosovës!
Faleminderit #Kosovë që na tregove se #shqiptarët meritojnë të zgjedhin lirisht, se meritojnë demokraci, garë të ndershme dhe jo farsë zgjedhore!
Faleminderit që na tregon se si duhet të sillet një shtet që aspiron vërtet Bashkimin Europian 🇪🇺
Rroftë Kosova republikë demokratike dhe europiane!

