Përveç Bashkimit Europian, tanimë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e identifikojnë korrupsionin e qeverisë shqiptare si rrezik strategjik.
Nga propozimi i tre senatorëve në Kongresin Amerikan, SHBA-të në fakt po ofrojnë një plan veprimi për SPAK-un për të kaluar nga ngrirja e aseteve në arrestime të nivelit të lartë, duke synuar të “pastrojë” tregun nga konkurrenca e shtrembëruar para zgjedhjeve të vitit 2027.
Një strategji e zeza mbi të bardhë që e kodifikon atë që Partia Demokratike e ka thënë prej kohësh.
Shqipëria është shndërruar në një shtet të kriminalizuar ku zgjedhjet s’janë gjë tjetër veçse një farsë.
Me këtë administratë dhe me qëndresën e PD në të vërtetën e saj, tashmë këto fakte janë të qarta edhe përtej oqeanit, madje po përkthehen në politika konkrete.

